Vrasja: Çifti kishte dy fëmijë, ja çfarë tregojnë dëshmitarët

“Nuk pati debat, dëgjuam katër të shtëna dhe …”

Kjo është dëshmia që vjen nga tregtarët për vrasjen që tronditi mëngjesin e sotëm tregun e Milotit, raporton Ora News.

Çifti Kujtim dhe Violeta Donaj kishin një dyqan me rroba të përdorura në këtë treg. Sipas dëshmitarëve, bashkëshortët nuk kishin ardhur së bashku këtë mëngjes në treg.

Gruaja kishte ardhur para, kurse burri më vonë.

“Nuk ka pasur debat, vetëm kemi dëgjuar të shtëna 4 herë dhe burri humbi jetën menjëherë. I njohim dhe s’kemi vënë re ndonjë konflikt mes tyre, nuk e di pse mund të ketë ndodhur,” thonë ata.

35-vjeçarja Violeta Donaj vrau me pistoletë bashkëshortin e saj Kujtimin, 42 vjeç.

Çifti Donaj kishin dy fëmijë, një djalë dhe vajzë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

E djathta italiane është duke u kthyer në pushtet me sloganin “me taksën e sheshtë do paguajmë të gjithë më pak’’

Nga Ervis Iljazaj Të dielën zhvillohen zgjedhjet parlamentare në shtetin fqinj Italinë,...
Read More