Vrasja e biznesmenit në Vlorë, dy autorët janë nga Tepelena, emrat..

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për atentatin me vdekje të dy netëve më parë, ku u ekzekutua biznesmeni Vasil Dervishaj.

Në një konferencë për media, drejtori i policisë së qytetit bregdetar u shpreh se është zbardhur dinamika dhe janë identifikuar autorët e dyshuar.

Autoret e dyshuar te shpallur në kërkim janë:

-E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

-A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ka qenë drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj ai që ka bërë publike detajet për mediat.

Janë arrestuar dy persona që kanë qenë bashkëpunëtorë:

-Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

-Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fevziu: Blushi në krye të Top Channel? Lajm i mirë, nuk do thyhet kollaj nga presionet

    Blendi Fevziu ka folur për emërimin e mundshëm të Ben...
Read More