Vrasja në ish-Bllok/ Gazetarja: Këngëtarja Gjata iku nga Shqipëria drejt shtetit europian. A na la përgjithmonë Elvana?

Vetëm një ditë pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku në ambientet e një lokali mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, dhe u plagosën dy persona të tjerë, këngëtarja e famshme Elvana Gjata, e cila përflitet si “molla e sherrit”, ka lënë Shqipërinë për t’u larguar drejt një vendi europian.

Gjatë emisionit “Kjo Javë” në “News24”, gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se ajo ka mësuar se këngëtarja Elvana Gjata është parë të lërgohet nga Rinasi sot për në drejtim të një shteti europian.

“Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE. Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera.

Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoi një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”,- tha Lala për “News24”.

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Sipas Redi Popeskut, pronarit të lokalit ku u krye krimi, shkaku i konfliktit ka qenë ordiner dhe ishte për t’u sqaruar.

Gjithçka lidhej me ngacmimin që i ishte bërë të dashurës së Ervin Matës, këngëtares Elvana Gjata.

Ervin Mata ka kërkuar leje nga Popesku në mënyrë Ervis Martinaj të shkonte në lokal për një konflikt që ata kishin.

‘I thashë se nuk e kisha problem, pasi Martinajn e kisha të njohur.

Dua të theksoj se të dy u takuan normalisht dhe nuk dhanë shenja për konflikt’,- ka treguar pronari i lokalit Popesku.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Beyonce shtatzënë! Pret fëmijën e katërt

Kohët e fundit ajo mori pjesë në një tur botëror me bashkëshortin...
Read More