Xhaçka shkarkon Shemsi Premçin, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Policisë së Shtetit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkarkuar nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Sipas informacioneve të deritanishme në krye të kësaj Drejtorie mësohet se ka kaluar ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Haki Çako merr drejtimin e Emergjencave Civile pas drejtimit për rreth 3 vite kur u shkarkua nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në janar të këtij viti. Pas shkarkimit nga detyra e Drejtorit të Policisë, Çako u emërua si këshilltar në Ministrinë  e Mbrojtjes në Prill të vitit 2018.

 

 

Prençi deklaron gjithashtu Olta Xhaçka që me marrjen e detyrës ka shprehur hezitim për të bashkëpunuar, duke shtuar se nuk merrte masa për situata emergjente.

Që në kohen kur ministrja Xhaçka mori detyrën shprehu një lloj hezitimi për të bashkëpunuar me mua. Shpesh i dërgoja memo për te bashkëpunuar ne situata emergjente, por gjithmonë hezitonte te merrte masa konkrete. Emërimi që i ka bërë z. Cako në krye të Emergjencave Civile është i paligjshëm…”, ka qenë ky reagim i Prençit.

Prençi bëri me dije shkarkimin një ditë më parë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në vend të tij është emëruar ish-drejtori i policisë Haki Çako, i shkarkuar nga ministri aktual i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, nga Prokuroria në Kryesinë e Kuvendit

Rreth orës 10:00 kryeprokurja e Përkohshme, Arta Marku mori çelësat e institucionit...
Read More