“Xing me Ermalin” spostohet nga “Duplex” ?

Është folur shumë këto kohë lidhur me ndryshmet e mundshme që do të kenë televizionet shqiptare në programacion me nisjen e sezonit të ri në shtator.

Një nga televizionet që po prodhon më shumë lajme lidhur me spostimet dhe ndryshimet e mundshme në programacion është pikërisht “Tv Klan”.

Burime për “Blitz.al” bëjnë me dije se, me të nisur shtatori, “Xing me Ermalin” nuk do të ketë më orarin “primetime” në orën 21:00 të shtunave, pasi një projket i ri do të zërë këtë fashë orari.

Gjithashtu bëhet me dije se, “Apartamenti 2XL” që tashmë do të quhet “Duplex”, do të transmetohet çdo të shtunë prej orës 20:00-22:00 në “Tv Klan”.

“Duplex” do të spostojë “Xing me Ermalin” për më vonë, ose për Ermal Mamaqin do të jetë rezervuar një tjetër ditë tjetër në programacionin e “Tv Klan”.

Thuhet se ky ndryshim ka ndodhur sepse gjatë sezonit të fundit stafi i “Tv Klan” nuk ka qenë shumë i kënaqur nga shifrat e shikueshmërisë së Mamaqit, megjithatë pritet të shohim se çfarë vërtetë do të ndodhë në shtator.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama- homologes polake: Krijo linjë ajrore me Shqipërinë, janë shtuar turistët

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Varshavë në një konferencë...
Read More